75 Mall Live Search
10:36 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Zyrtare: I riu kaçanikas firmos kontratë profesionale me klubin turk

Futbollisti kosovar, Veton Tusha, ka firmosur kontratën profesionale me skuadrën e tij të re turke, Denizlispor.

18-vjeçari ka nënshkruar kontratë 3.5-vjeçare dhe ka filluar menjëherë me stërvitjet në skuadrën A, shkruan IndeksOnline.

Tusha është i lindur në Kaçanik dhe para se të shkonte në Turqi, ka luajtur si sulmues në skuadrën maqedonase, Vardar.

Kujtojmë se i riu ka bërë 3 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës në grupmoshat U19./IndeksOnline/