75 Mall Live Search
11:30 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Zgjedhjet e 14 shkurtit/ Takohen Daka e Lumezi

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, priti në një takim kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Temë e këtij takimi ishte përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen, më 14 shkurt 2021.

Zonja Daka vlerësoi bashkëpunimin në proceset e kaluara me Prokurorinë e Shtetit me qëllim të parandalimit të keqpërdorimit të votës dhe theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Kryprokurori i Shtetit,  Lumezi njoftoi kryetaren e KQZ-së se Prokuroria e Shtetit do të angazhohet në këto zgjedhje, ashtu si në të kaluarën, për mbrojtjen e votës. Ai bëri të ditur se Prokuroria e Shtetit, do të angazhojë një numër të caktuar prokurorësh, të cilët do të monitorojnë të gjithë procesin zgjedhor dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme ligjore në bazë të kompetencave dhe ligjit.