Drinkwater i bashkohet Florent Hadergjonajt në Kasimpasa
Futbollisti i Chelseat, Danny Drinkwater, është afër huazimit në Superligën e Turqisë.
Sipas gazetarit Nizaar Kinsella, Drinkwateri do të huazohet për gjysmë sezoni në Kasimpasa, transmeton IndeksOnline
Gjatë këtij sezoni, Drinkwateri ishte duke luajtur për ekipin e dytë të Chelseat. Pas përfundimit të sezonit, Drinkwateri pritet të largohet nga blutë e Londrës./IndeksOnline/