E pa veten në kopertinën e revistës së njohur, Dua bën reagim interesant

Dua Lipa ndihet e lumtur që mori një kopje të revistës për të cilën pozoi së fundi.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, para pak ditësh pozoi për “British Vogue”.
Artistja, në këtë fotosesion erdhi gjysmë e zhveshur në disa imazhe dhe po ashtu foli për më të rejat rreth saj.
Së fundi, këngëtarja ka postuar disa fotografi, me të cilat tregon se ndihet e lumtur që ka marrë numrin e “British Vogue”, për të cilin edhe pozoi.
E lumtur, e lumtur, e lumtur! E mora kopjen time!!!! @britishvogue ????”, shkruan ajo.
Dua këto ditë pozoi edhe për “Rolling Stone”, duke bërë që sërish vëmendja të jetë tek ajo.