Parashikimi i motit për 5 ditët të ardhshme
16.01 – Mot i ftohtë, me erë dhe vranësira të ndryshueshme, herë herë edhe me rrebeshe të dobëta bore.
17.01 – Shumë ftohtë, kryesisht me vranësira. Orëve të mbrëmjes me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
18.01 – Mot shumë i ftohtë, pjesërisht me vranësira. Herët në mëngjes me mundësi për ndonjë rrebesh të dobët bore. Pasdite dhe në mbrëmje me kthjellime.
19.01 – Mot shumë i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell.
20.01 – Ftohtë, kryesisht me kthjellime dhe diell gjatë ditës.
Temperaturat e ajrit vijojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që zbresin nga -6C deri në -11C, e maksimalet zbresin në -4C, e deri nga mesi i javës së ardhshme rriten deri në 1C.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-11m/s. Shtypja atmosferike me tendencë të rritje lartë mbi vlera normale.