Zjarrëfikësit dhe KEK-u shpëtojnë nga djegia një shtëpi në Prishtinë
Reagimi i shpejtë i zjarrëfikësve dhe KEK-ut ka shpëtuar një shtëpi nga djegia.
Në rrugën “Agron Rrahmani” në lagjen “Taslixhe”, largpërçuesit elektrikë u ndërthuren me njëri-tjetrin dhe si shkak i kësaj, një shtëpi u kaplua nga flakët, transmeton Indeksonline.
Por, fatmirësisht reagimi i zjarrëfikësve dhe i KEK-ut ishte i shpejtë dhe e ndaluan më të keqen.
Indeksonline ka siguruar pamje nga momenti kur largpërçuesit u ndërthuren me njëri-tjetrin.