Mesfushori i Kombëtares Shqiptare transferohet te klubi i njohur holandez

Tashmë është zyrtare futbollisti nga Shqipëria, Lindon Selahi i është bashkuar skuadrës së Willem II në Holandë.
Selahi, nga Twente ka kaluar te Willam II si formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, por me mundësi vazhdimi, shkruan IndeksOnline
Ai ka zgjedhur numrin 30 te ekipi ri, ku edhe nga sot do të veshë fanellën e klubit holandez.
Kujtojmë se në vitin 2019 ai bëri debutimin e tij për kombëtaren shqiptare.
See you on Sunday ⚡️#WelkomLindon #RKCWIL pic.twitter.com/gSWa29KHH2
— Willem II (@WillemII) January 15, 2021