75 Mall Live Search
17:27 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Ky është numri i subjekteve politike që kanë aplikuar në KQZ, deri në orën 17:00

18 subjekte politike kanë aplikuar deri në ora 17:00 në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Deri më tani, KQZ ka pranuar aplikimin e 18 subjekteve politike, pra nga 12 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 339 kandidatë.

“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 18 subjekteve politike, pra nga 12 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 339 kandidatë”, ka thënë Valmir Elezi për IndeksOnline.

Afati për aplikimin e subjekteve politike është deri në orën 18:00 të ditës së sotme.