75 Mall Live Search
13:51 / E Diele, 17 Janar 2021 / kutia

Pioli flet para ndeshjes me Cagliarin: Jemi gati!

Nesër me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Cagliarit dhe Milanit, duel ky në kuadër të xhiros së 18’të në Serie A.

Milani aktualisht prinë tabelën e Serie A me 40 pikë të grumbulluar dhe për këtë kërkojnë që edhe nesër të marrin fitore, shkruan IndeksOnline

Një ditë para ndeshjes ka folur edhe tekniku Pioli i cili tha se futbollistët e tij janë të gatshëm për nesër.

“Jemi gati, jemi mësuar me këto situata, jemi stërvitur mirë dhe nuk ka nevojë të intervenoj në asgjë. Të gjithe duan të jenë protagonistë dhe të ndihmojnë skuadrën”, tha ai.

“Ky sezon nuk është kështu vetëm për ne, është për të gjithë. Duhet të përballemi me këto momenti dhe kemi demostruar se jemi të bashkuar dhe kompakt, kemi numra të mirë dhe nuk ka qenë problem deri tani”, tha Pioli.