75 Mall Live Search
16:47 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Kurti: Asnjëherë s’ka ardhur keq që ditëlindja ime lidhet me datën kur kujtohen vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka

Kandidatja për deputete nga radhët e VV-së, Tinka Kurti, ka kujtuar 39 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zekës.

Ajo ka thënë se kjo datë ia shkollën, kur edhe mësuesit e arsimtarët u kanë mësuar baladat mbi vjen e Jusuf Gërvallës.

Teksa thotë se gjithashtu kjo datë lidhet edhe me ditëlindjen e saj, prandaj edhe asnjëherë s’i ka ardhur keq për këtë ndërthurje.

Ky është postimi i plotë i saj:

Unë që kam lindur më 17 janar pothuajse nuk kam pasur festë të paprekur nga kujtimet e dhimbshme të historisë sonë.

Gjatë shkollës fillore nuk ka kaluar asnjë 17 janar pa u shënuar e kujtuar vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës. Mësueset dhe arsimtaret si ta kishin njohur për së afërmi na mësonin baladën për vdekjen e Jusuf Gërvallës. Familjet gjithashtu. Kishim mësuar shumë detaje deri te mbiemrat e mjekëve kujdestarë të spitalit në Untergrupenbah të Gjermanisë. Më vonë do t’i njihnim edhe këngët e artistit Jusuf Gërvalla e do t’ia lexonim poezitë. Kurse në angazhim politik do t’ia kuptonim edhe më mirë përpjekjet për shqiptarët.

Asnjëherë nuk më ka ardhur keq për këtë ndërthurje me ditëlindjen time. Sot mendoj se do të duhej të ishte pjesë e kurikulës së shkollave. Orë mësimore kushtuar vrasjes së trefishtë dhe vizita të organizuara në Dubovik të Deçanit tek shtëpia muze që aq mirë është e ruajtur nga familja Gërvalla.