54 të vdekur nga përmbytjet në Vietnam
Të paktën 54 njerëz kanë vdekur dhe 39 janë të zhdukur, pas përmbytjeve shkatërruese që kanë përfshirë Vietnamin verior.
Vietnami është i prirur ndaj stuhive shkatërruese dhe përmbytjeve për shkak të vijës bregdetare të gjatë.
“Përmbytjet që goditën Vietnam këtë javë duke filluar nga e hëna po konsiderohen më shkatërruese që kanë goditur vendin ndonjëherë”, tha ministria e bujqësisë.
Rreth 317 shtëpi janë shkatërruar gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës këtë javë, ndërsa më shumë se 34,000 shtëpi të tjera janë zhytur./AktivPress