75 Mall Live Search
11:34 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Reagon Dritan Abazoviq, pas arrestimit të kryetarit të Ulqinit: Jemi të vendosur tu japim fund abuzimeve

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq.

Abazoviqi ka kërkuar që gjykatat të lihen të vendosin vetë, ndërsa ka shtuar se Qeveria është e vendosur t’u japë fund abuzimeve.

“Lejo që gjykata të vendosë se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’u japë fund të gjitha abuzimeve”, shkroi Abazoviqi në Twitter.

Sipas mediumit malazia, “Vijesti”, Nerkiqi u arrestua pasi dyshohet për punësime partiake.

Bashkë me Nerkiqin, janë prangosur edhe zyrtarë të tjerë shqiptarë. Të arrestuar kanë përfunduar Sead Osmanoviqi, sekretar i Sekretariatit për Financa i Komunës së Ulqinit dhe shefi i Bordit komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve- Ulqin, Mustafa Gorana, sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Milazim Mustafa, sekretar i Policisë komunale dhe ish-kryetar i Kuvendit komunal të Ulqinit.

Arrestimet janë bërë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Komunën e Ulqinit.