75 Mall Live Search
13:36 / E Hënë, 18 Janar 2021 / C E

Tirana prezanton lojtarin e Kombëtares finlandeze

KF Tirana ka nënshkruar me futbollistin e Kombëtares finlandeze, Tim Väyrynen.

27-vjeçari i është bashkuar skuadrës nga kryeqyteti i Shqipërisë me një kontratë 1 vit e gjysmë.

Ky është njoftimi i klubit:

Mirësevjen Tim Väyrynen! KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të janarit. Tim Väyrynen ka qënë një ndër emrat me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve. Ai firmosi sot, duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tirana. Sulmuesi 27-vjecar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysmë. Një emër i njohur për kampionatin finlandez dhe pjesë e Kombëtares finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’iu bashkuar klubit më të madh shqiptar.