16:13 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Zyrtare: Jack Wilshere befason me skuadrën e re

Futbollisti anglez, Jack Wilshere është bërë më skuadër të re.

Lojtari ka firmosur kontratë me ekipin që bën gara në Championship të Anglisë, Bournemouth, transmeton IndeksOnline.

29-vjeçari kishte mbetur pa klub pas largimit nga West Ham.

Anglezi ishte i huazuar te Bournemouth gjatë sezonit 2016/17, ku bëri 16 paraqitje.

Kujtojmë që Jack bëri emër te skuadra e Arsenalit, ku qëndroi 10 vite./IndeksOnline/