75 Mall Live Search
09:25 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

Në mesnatë, Policia ndalon një veturë Smart në Prishtinë, gjen një revole dhe fishekë

Policia e Rajonit të Prishtinës, më saktë zyrtatët e Stacionit policor- Qendra, sot rreth orës 03:00, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, në një pikëkontrolli kanë ndaluar një veturë të tipit “Smart”, në të cilën gjendeshin dy persona.

Pas një kontrolli të detajuar që u është bërë personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjente dhe të sekuestronte:

-një (1) revole të tipit EKOL si dhe
-3 fishekë.

I dyshuari ( pasagjer në veturën e sipërshënuar)

-F. O. mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në Stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./Indeksonline/