Reprezentuesi i Kosovës bën zgjedhje të çuditshme, transferohet nga Zvicra në Maltë

Sulmuesi i Kosovës U21, Florian Seferaj është transferuar ka kaluar te skuadra Mosta, e cila bën gara në elitën e futbollit të Maltës.
20 vjeçari së fundi ishte pjesë e Luganos në Zvicër por nuk gjeti hapësir për të luajtur në Superligë, shkruan Indeksonline.
Seferaj të hënën kaloi me sukses testet mjekësore te Mosta, ndërsa sot u prezantua zyrtarisht.
Në nëntorin e kaluar, trajneri i Kosovës U21 Rafet Prekazi e kishte ftuar Seferajn për ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë.
/Indeksonline/