‘Zgjohet’ vullkani Etna

Vullkani më i madh dhe më i lartë aktiv në Evropë, Etna, është “zgjuar”, raportuan mediat italiane.
Lava nga Etna shpërtheu në dy degë, e para u drejtua drejt luginës së shkretë të Beauvaisit dhe e dyta u derdh në pjesën veriore të kraterit të vullkanit, transmeton IndeksOnline
Shpërthimi i lavës, i ndjekur nga një re hiri, e cila arriti disa qindra metra të lartë, ishte spektakolare, thanë dëshmitarët okularë, shkruan British Expressi.
Hiri vullkanik mbuloi makinat në fshatrat në Sicili, pasi krateri juglindor i vullkanit volli lavë të xjarrtë.
Autoritetet lokale raportuan se hiri i zi u shpërnda gjithashtu në vende rreth njëzet kilometra nga Etna.
Shpërthimi ishte gjithashtu i dukshëm nga qyteti i Taormina, që ndodhet rreth pesëdhjetë kilometra larg.
Në prag të Krishtlindjes 2018, për shkak të shpërthimit të malit Etna, trafiku ajror ishte ndërprerë dhe se katër ditë pas kësaj, një tërmet me një madhësi prej 4.9, me epiqendrën e tij afër qytetit të Catania, tronditi ishullin.
Me atë rast, katër persona u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan.
Dëshmia e parë e regjistruar e shpërthimit të malit Etna, një vullkan i gjatë 3.300 metra, daton 425 vjet para eres së re dhe megjithëse shpërthimet janë të shpeshta, ato rrallë shkaktojnë dëme të mëdha.