75 Mall Live Search
10:02 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Superkupa e Italisë/ Juventus – Napoli, formacionet e mundshme

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Superkupës së Italisë, midis Juventusit dhe Napolit në stadiumin “Mapei”, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ndeshje nuk pritet të startojë futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. Në vijën e mbrojtjes, Gattuso parapëlqen dyshen; Manolas-Koulibaly.

Te Juventusi pritet befasia, ku si mbrojtës krahu mund të luaj Bernardeschi.

Ndeshja nis nga ora 21:00.