13:50 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Interi do ta fitojë derbin”

Daniele Adani, ish mbrojtësi i Interit, ka parashikuar Derbin Della Madonnina

Derbi Della Madonnina mes Interit dhe Milanit do të luhet të dielën nga ora 20:45

Ish mbrojtësi i Nerazzurrëve, Daniele Adani mendon se skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti është favorite në këtë takim.

“Unë nuk shoh favoritë. Ndoshta mund të them se 51 për qind Inter është favorit sepse luan në shtëpi dha ka përkrahjen e tifozëve”, ka deklaruar ai.

“Por për pjesën tjetër mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e ngushtë”, ka theksuar ish mbrojtësi i Lazios, Fiorentinës dhe Empolit. /Express