13:52 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / B O

Ceremonia e betimit të Biden, 12 ushtarë të Gardës nuk kalojnë “vettingun”

Ndërkohë që 25 mijë ushtarë të Gardës Kombëtare amerikane rrethojnë institucionet e kryeqytetit Uashington për ceremoninë e betimit të sotëm të presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, 12 prej tyre janë pezulluar nga detyra.

Sipas gjeneralit Daniel Hokason, kreut të Gardës, vendimi është marrë pas një procesi “Vettingu” të cilit i janë nënshtruar ushtarakët, në tentativën për të eliminuar çdo element që mund të përfaqësonte një rrezik ose shprehte pozicione të përafërta me protestuesit pro Trumpit që më 6 janar arritën të hynin në Kapitol.

Sipas Kohasonit, i intervistuar nga CNN-i, pohoi se për 2 nga ushtarët e pezulluar, ishin identifikuar mesazhe dhe komente të cilësuara si të papërshtatshme, ndërkohë që dhjetë të tjerët u identifikuan për veprime të përgjithshme të diskutueshme, por jo detyrimisht të lidhura me deklarata ekstremiste.

Edhe pse Pentagoni nuk ka shpallur një rrezik “të brendshëm” për sa i përket zhvillimit të ceremonisë, gjenerali pohoi se vendimi u mor sepse “duam të jemi totalisht të sigurt, edhe me tepri kujdesi, deri sa gjithçka të qetësohet”.

Gjenerali shtoi se një proces i tillë do të kryhet në ditët në vijim për të gjithë efektivët e ushtrisë amerikane “për të eliminuar çdo element ekstremist, dhe siguruar që rreziqe të tilla të mos ekzistojnë në trupat tona”.