Modelet e BMW-së, më të kërkuarat gjatë vitit 2020 në SHBA
Në SHBA, veturat më të kërkuara vitin e shkuar ishin modelet e “BMW”-së.
“BMW”-ja shënoi rënie të shtijes në tregun amerikan me 17.7 për qind krahasuar me një vit më parë, por prapë krahasuar me markat e tjera ishte më e kërkuara.
Gjatë vitit 2019, në SHBA u shitën 278.732 njësi të modeleve të “BMW”-së.
Në vendin e dytë është “Lexus”-i me 275.041 njësi, kurse i treti “Mercedesi” me 274.916 njësi.
Kompania e vetme që nuk shënoi rënie, krahasuar me shitjet e vitit 2018, është “Volvo”-ja. Kjo kompani shënoi rritje të shitjeve me 1.8 për qind.
Sipas modeleve, më i shituri nga “BMW”-ja, ishte X3-shi (59.941), kurse te “Mercedesi” modeli më i kërkuar ishte GLC (52.626).