Kosova nderon SHBA-të, vendosen 160 flamuj amerikanë ditën e inaugurimit të Bidenit!

Mbi 160 flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vendosur në rrugën Sojevë-Bibaj, Ferizaj, në shenj respekti për presidentin e ri, Joe Biden.

Indeksonline ka realizuar një video-reportazh të shkurtër në rrugën që qon për në kampin Bondsteel, rrugë e cila mbanë djalin e presidentit Biden.
Një organizim me flamuj ishte bërë edhe në shkollën fillore Muharrem Shemsedini. Faton Haxhisalihu tregoi se organizimi ishte bërë në respekt të ditës së inaugurimit të Bidenit.

“Në oborrin e shkollës kemi vendosur 46 flamuj që simbolizojnë presidentin e 46, të SHBA-së”.


