Biden nis ditën me meshë në kishë

Preisdenti i zgjedhur Joe Biden mori pjesë të mërkurën paradite në shërbesa fetare në Katedralen e Shën Mateos në Uashington, pak orë para ceremonisë së inaugurimit.
Demokratët Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer, si dhe republikanët Mitch McConnell dhe Kevin McCarthy shoqëruan presidentin e zgjedhur në meshë.

Joe Biden do të bëjë betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara në mesditën e së mërkurës, duke marrë drejtimin e vendit në një kohë përçarjesh të thella dhe krizash të vështira.
Bideni ka postuar edhe një mesazh në Twitter më herët. Në mesazh thoshte: “Është ditë e re në Amerikë”.

