Biden pritet me duartrokitje në Capitol, gjithçka gati për inaugurimin e tij si president i SHBA-së

Ka filluar ceremonia zyrtare për inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden.
Nën masa të rrepta sigurie dhe në praninë e figurave të larta shtetërore nga gjithë bota, Biden është pritur me duartrokitje në ambientet e Capitollit.
Për pak çaste, Biden pritet të marrë zyrtarisht detyrën si president i 46-të i SHBA-së dhe do t’i drejtohet popullit amerikan.
/Indeksonline/


