75 Mall Live Search
18:24 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / kutia

Sulmuesi 18-vjeçar nga Kosova i shënon gol Galtasarayt

Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Galatasarya dhe Denizlispor, duel ky në kuadër të xhiros së 20‘të në Superligën e Turqisë.

Golin e parë dhe për ta ngushtuar sado pak epërsinë e krijuar nga Galatasaray, sulmuesi kosovar Veton Tusha shënoi gol në minutën e 48’të të takimit, 2 minuta pas u inkuadrua, shkruan IndeksOnline

Kujtojmë se rezultati aktual i takimit është 4:1.