75 Mall Live Search
09:50 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

Përplasje e Policisë dhe azilantëve në Magure, lëndohen pesë zyrtarë policorë

Një grup azilantësh kanë tentuar dje të futeshin me forcë në kampin e azilkërkuesve në Magurë të Lipjanit.

Ata kishin braktisur kampin e azilkërkuesve në Mitrovicë, duke synuar shpërnguljen në kampin e Magurës.

Por, tentativa e tyre doli të jetë e pasuksesshme pas intervenimit të Policisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Midis policisë dhe azilkërkuesve pati përleshje që për pasojë pesë zyrtarë policorë janë lënduar.

Azilantët kanë dëmtuar një veturë zyrtare, pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes të qendrës së azilantëve.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/