75 Mall Live Search
14:35 / E Enjte, 21 Janar 2021 / OSH

Sali Berisha kujton Rugoven, fajëson Edi Ramën që s’po i vendosë shtatoren në Tiranë

Sali Berisha ka kujtuar figurën e ish-presidentit Rugova. Berisha ka thënë se Rugova është një nga figurat më të shquara shqiptare në histori. Ish-kryeministri shqiptar ka fajësuar Edi Ramën për mosvendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë.

“Te dashur miq, si sot 15 vjet me pare familja, miqte nga mbarë bota, bashkëpuntoret e tij, qytetarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar i dha lumtumiren e fundit njerit prej personaliteteve me te shquara te historise kombetare, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te Kosoves se lire e te pavarur,
presidentit Ibrahim Rugava.

Sot te gjithe shqiptaret kudo qe jane perulen me nderimin me te madh, mirenjohen me te thelle para kujtimit dhe vepres se pavdekshme
te presidentit te ndjere, dr Ibrahim per gjithçka beri ai per lirine e shqiptareve dhe dinjitetin e kombit tone.

Sot pas 15 vjetësh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit, ne nje akt vasaliteti antikombetar me urdher te Beogradit nuk lejon per te gjashtin vit me radhe vendosjen e shtatores së presidentit te ndjere dr. Ibrahim Rugova ne Tirane duke harruar se ai ka fituar pergjithmone perjetesine ne zemrat dhe panteonin e lirise se shqiptareve.
Nderim perjete kujtimit dhe vepres se pavdekshme te presidentit dr. Ibrahim Rugova”, shkruan Berisha në njoftim./Indeksonline/