Mbaron afati për aplikim, Pacolli kërkon nga diaspora që të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen me 14 shkurt.
Por, diaspora tashmë ka filluar të votoj, përmes metodës me postë, transmeton Indeksonline.
Kandidati për deputetë nga lista LDK-AKR, Behgjeti Pacolli ka publikuar një fotografi ku ka kërkuar nga diaspora që të votojnë.
“Kujtim! Pak orë kanë mbetur deri në fund të procesit të aplikimit nga diaspora”, thuhet në fotografinë që ka publikuar Pacolli.
Por, kryetari i AKR-së duket se këtë postim e ka bërë pak me vonesë, pasi afati i aplikimit ka mbaruar sot në ora 18:00. /Indeksonline/