Prishtina luan finalen ndaj Dritës pa Mankendan dhe Johnin

Prishtina ka filluar përgatitjet për finale e Superkupës së Kosovës kundër Dritës.
‘Bardhekaltërit’ sot zhvilluan stërvitjen e dytë në Antalia të Turqisë. Trajneri Zekirija Ramadani nuk mund të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve të rëndësishëm, Otto John dhe Gauthier Mankenda.
“Të dy futbollistët mungojnë me arsye dhe janë duke punuar për rregullim të dokumentacionit. Mankendës i ka skaduar afati i pasaportës dhe ka aplikuar për të riun. Trajneri i ka dërguar planin stërvitor të dyve dhe ata po vazhdojnë përgatitjet” deklaroi drejtori sportiv Fisnik Kërqeli për Indeksonline.
Ndeshja kundër Dritës zhvillohet të shtunën nga ora 12:00.
/Indeksonline/