75 Mall Live Search
19:34 / E Enjte, 21 Janar 2021 / kutia

Rrezik për klubet/ Bayerni futet në garë për Upamecanon

Skuadra e Bayernit është futur zyrtarisht në garë për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Drejtori sportiv te bavarezët, Rummenigge sot e konfirmoi interesimin e Bayernit për mbrojtësin francez, shkruan IndeksOnline.

“Bayerni e do Upamecanon. Ne do të bëjmë marrëveshje me të”, ka thënë Rummenigge.

Klube të shumta janë në garë për mbrojtësin e klubit gjerman, përfshi; Chelsean, Manchester Unitedin dhe Liverpoolin.

Nëse Upamecano nuk dëshiron të ndërroj ambient, atëherë zgjedhja e tij mund të jetë shumë e lehtë, pra ‘Allianz Arena’./IndeksOnline/