A do të jetë Besian Mustafa, kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës?

Ditët e fundit ka qarkulluar një lajm se Besian Mustafa do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.
Në një përgjigje për “kanal 10”, ai e mohoi këtë gjë, duke thënë se për momentin është kandidat për deputet, transmeton Indeksonline.
“Prejardhja e babit është nga Komuna e Podujevës, por unë kam lind e jam rrit në Prishtinë, unë jam kandidat për deputet nga LDK me numrin 13”, tha ai.
Në zgjedhjet e fundit, kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës ishte Nexhmi Rudari. Mbetet të shihet nëse do të jetë ai përsëri./Indeksonline/