75 Mall Live Search
09:09 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Komplikohen udhëtimet në Itali, anulohet fluturimi Prishtinë-Milano

Fluturimet nga Kosova në Itali duket se do të jenë të komplikuarta. Fluturimi i planifikuar sot për në Milano, është anuluar, ka thënë zyrtari për informim në aeroportin “Adem Jashari”, Bujar Gashi.

Qeveria në Itali ka vënë masa shtesë deri më 15 shkurt në lëvizjet brenda shtetit dhe udhëtimet nga jashtë.

Në Itali është e ndaluar çdo lëvizje në distancë, përveç atyre për arsye pune.

Udhëtimet Kosovë – Itali lejohen vetëm në raste urgjente dhe për hyrjen apo kthimin në Itali duhet vetizolim 14-ditor.