Hoti takon SBASHK-un pas vendimit për dhënien e shtesave: Moment i mirë për fushën e arsimit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jashari dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, e të cilët para gazetarëve kanë deklaruar se janë të kënaqur që është arritur që edhe mësimdhënësve në Kosovë t’u mundësohet dhënia e një shtesw në pagën e tyre, për shkak të punës dhe angazhimit të treguar gjatë pandemisë.
Hoti ka thënë se ky është një moment i mirë për fushën e arsimit në Kosovë dhe se pasi të ulen në diskutime me Ministrinë e Financave do të përcaktojnë shumën që do t’u jepet atyre.
“Ky është një moment i mirë për fushën e arsimit në Kosovë dhe do të diskutojmë së bashku me ministrin e Financave për të parë se çfarë shume do të jetë”, tha Hoti para gazetarëve.
Ndërkohë Jashari nga SBASHK-u ka falënderuar kryeministri Hoti, ka bërë atë që në dukje ishte e pamundur, u bë e mundur nga Qeveria e Hotit.
Edhe pse me mjaft vështirësi, që për një shtesë në paga, pra i falënderoj të gjithë, kontrata kolektive, është nga herët e para kur SBASHK-u ka një bashkëpunim kaq të mirë me institucionet.