IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ai ka kryer veprën penale: “Dhunë në familje”.
IPK-ja ka pranuar mbrëmë informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prishtinë ka kryer veprën penale: Dhunë në familje”.
Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes, duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij.
Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.