E përqeshi gjatë lojës – Traore i gatshëm për t’u përleshur me trajnerin e Chorley në FA Cup!
Ka përfunduar takimi ndërmjet Chorley dhe Wolves, duel ky që u zhvillua në kuadër të 1/16 së finales në FA Cup.
Me golin e Vitinha, skuadra angleze u kualifikua tutje për në FA Cup, por ajo se çfarë ndodhi në ndeshje me Adama Traoren dhe trajnerin e ekipit kundërshtar ishte interesante, shkruan Indeksonline
Trajneri i Chorley, Vermigilo e përqeshi Troren për stilin e flokëve, duke e krahasuar me një personazh të filmit “The Running Man”, sulmuesi i Wolves i’u afrua atij afër por që situatën e qetësuan futbollistët e tjerë.
Adama Traore is rattled @chorleyfc pic.twitter.com/jr87AlSSad
— James (@72JamesKay) January 22, 2021