Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve i jep ultimatum Qeverisë!

Shoqata e Transportit Rrugor të udhëtarëve do të pezullojë punën nga i 28 i këtij muaji, nëse Qeveria e Kosovës nuk mbështet kërkesat e tyre. Kryetari i kësaj shoqate përmes një konferenc shtypi kërkuar nga kryeministri të merret me kërkesat e tyre, në të kundërtën nga kjo datë nuk do të ketë transport për udhëtarët në të gjithë Kosovë.
Sipas tij, ka qasje selektive nga Qeveria në mbështetjen për rimëkëmbje.
“Kemi dërguar shkresë kryeministrit të mbajë premtimin për mbështetje të Shoqatës se Transportit Rrugor, të mos kemi mbështetje selektive. Apelojmë te Qeveria të marrë seriozisht kërkesat tona në kuadër të paketës për rimëkëmbje ekonomike. Nuk kemi rruge tjetër për të realizuar kërkesat tona, përveç grevës e protestës. Më 28 të këtij muajo ndërpresim punën, por nuk do të dalim në rrugë për shkak të pandemisë”, tha ai.
“Subvencionimi prej 0.50 centë për një kilometër, secili operator ekonomik, në bazë të udhëtimit të lëshuar nga MI-a për linjat e rregullta për operatorët e transportit rrugor me autobusë, si element themelor për mbijetesë të këtyre bizneseve dhe ruajtjen e vendeve të punës të të punësuarve. Të sigurohen pagat e punëtoreve nga Qeveria dhe të paguhen në bazë të listës së pagave të realizuara nga muaji paraprak përmes ATK-së dhe Trustit. Kërkojmë ndryshimin e TVSH-së nga ajo 18 për qind në heqjen e TVSH-së pra 0% siç ka qenë deri më 1 shtator 2015 sipas drejtave të BE-së”, janë këto tri kërkesat që shoqata po ia adreson Qeverisë në detyrë.