Benitez largohet nga Kina, pret ofertë nga Premierliga!
Trajneri i njohur, Rafa Benitez edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra kineze, Dalian Pro.
Benitez, i cili kaloi dy sezone në Kinë, tani është pa skuadër, shkruan IndeksOnline.
Ish-trajneri i Liverpoolit është duke kërkuar klub të ri dhe siç duket Premierliga është destinacioni i tij më i ri.
Ai po pret lirimin e ndonjë trajneri, për t’ia zënë vendin në ligën Premier.
Kujtojmë që Rafa ka fituar dy tituj të UEFA-s, atë të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin dhe atë të Europa Ligë me Chelsean./IndeksOnline/