Visar Hoti takohet me talentët e KH “Llapit”: Zëri i të cilëve gjithmonë do të jem

Visar Hoti, kandidat për deputet në listën e LDK-së, po vazhdon takimet me qytetarë, derisa sot ka vizituar sportistët dhe talentët e KH Llapit.
Hoti ka thënë se do të jetë zëri i tyre, pa harruar edhe klubet tjera që e bëjnë Podujevën krenare.
Ky është postimi i Hotit:
Përkrahjen për sportistët dhe talentët tanë e kemi obligim, veçanërisht për klubet e qytetit.
Diskutim i këndshëm me talentët e KH “Llapit”, zëri i të cilëve gjithmonë do të jem, por pa harruar edhe klubet e tjera të cilat e bëjnë Podujevën krenare në çdo garë që marrin pjesë.
unëembajfjalën
lidhjapërsportin
VisarHoti61
