Shoferja godet të miturën në Drenas, arrestohet

Në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, një vozitëse është arrestuar, pasi që e njëjta me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësoren e mitur.
Këmbësorja është dërguar në QKUK dhe sipas raportit mjekësor, siç njofton policia, është jashtë rrezikut për jetë.
Tutje në raportin policor bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.