75 Mall Live Search
08:36 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Gjendet e vdekur në banesën e saj në Prizren

Në rrugën “Hajdar Shala”, në Prizren, një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Policia me të marrë informatën ka dal në vendin e ngjarjes, ndërsa siç raportohet me vendim të prokurorit trupi i pa jetë ui viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Hajdar Shala, Prizren 25.01.2021 – 13:30. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thekson raporti.