Ngricat në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, një veturë përfundon jashtë rrugës

Para pak minutash ka ndodhur një vetëaksident në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, më konkretisht në fshatin Babush.
Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, shkruan IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës. Nuk dihet nëse ka të lënduar. /IndeksOnline/