75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Ekskluzive: Këta janë tre kandidatët e ri të AAK-së për deputetë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk u është lejuar kandidimi në zgjedhje.

Indeksonline ka siguruar emrat e kandidatëve të ri të AAK-së.

Bashkim Kaliqanaj do të zëvëndësojë Gani Dreshajn, kandidatin nga Istogu i cili u tërhoq nga gara pak ditë më parë.

Shqipe Kastrati është zëvëndësuar nga kandidatja, Albana Kastrati.

Kandidati me numër rëndor 74, Rrahim Ajeti është zëvëndësuar me Amire Ajetin.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas pak do të marrë një vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listave me kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Indeksonline/