Inter dhe Milan hyjnë ‘all in’ në derbin ‘Madonnina’
Milan dhe Inter do të ballafaqohen sonte nga ora 20:45 në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Trajnerët Stefano Pioli dhe Antonio Conte kanë hyrë pothuajse me formacionet më të mira të mundshme.
Te ‘rosonerët’ starton Zlatan Ibrahimoviq ndërsa në sulmin e Interit luajnë Sanchez e Lukaku.
Këto janë formacionet zyrtare:
Milan: Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo; Meite, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic.
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lukaku, Sanchez.
/Indeksonline/