E tmerrshme/ Qentë endacakë gati sa s’e mbytën nga kafshimet këtë qytetar në Prishtinë

Qentë endacakë vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët.
Ata shihen kudo në rrugë, e kjo problematikë ka vite që vazhdon të jetë “premtim” bosh për politikanët e kryetarët e komunave.
Një qytetae, përmes disa imazheve që ka publikuar në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”, tregon plagët që mori nga kafshimi i qenve.
Ai tregon se u sulmua nga qentë në afërsi të sallës 1 Tetori, me datë 19 të këtij muaji./Indeksonline



