Dy makina kosovare aksidentohen në Rrugën e Kombit, të lënduarit dërgohen në spital

Dy makina me targa të Kosovës janë përplasur në afërsi të Fangut në Rrugën e Kombit.
Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Rrëshenit për ndihmë më të specializuar.
Automjetet me targa të Kosovës janë aksidentuar si pasojë e një parakalimi të gabuar të njërit prej shoferëve.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet.

