E ardhmja e Flick te Bayerni në pikëpyetje/ E pret kontrata me kombëtaren…
Hansi Flick nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij te Bayern Muncheni.
Gazeta gjermane, “BILD” shkruan sot se trajneri i Bayernit [Hansi Flick] mund të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni.
Marrëdhëniet jo të mira me drejtorin sportiv, Hasan Salihamixhiq mund ta bëjnë të largohet 55-vjeçarin në afatin e verës.
Kjo nuk do t’i bënte mirë Bayernit, por Kombëtarja e Gjermanisë do t’ishte e lumtur – pasi në fund të Kampionatit Evropian, Joachim Low do të largohet nga stoli dhe Flicku do t’ishte zëvendësuesi ideal.
Përveç Hansi Flickut, kampioni botëror i vitit 2014 ka në listë edhe trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp./IndeksOnline/