Driton Hyseni, ish-ushtari i UÇK-së në listën e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje, që shihet edhe si partia favorite për të fituar zgjedhjet parlamentare që do të mbahen, më 14 shkurt, në listën e saj për deputetë ka vendosur emra të ndryshëm, një nga ta është Driton Hyseni, që nijhet edhe si bashkëpunëtor i Adem Demaçit e Albin Kurtit, në Zyrën politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Studimet universitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike e Kompjuterike, Dega Kompjuterike, në Universitetin e Prishtinës. Ato pasuniveristare në program MBA-Biznes Ndërkombëtar në Universitetin Donau në Krems të Austrisë. Ai është gjithashtu i diplomuar në fushën e Aviacionit Civil nga Organizata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror me seli në Montreal të Kanadasë.
Në maj të vitit 1998 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa nga nëntori 1998 ishte i angazhuar në Zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçi. Nga prilli i vitit 1999, rrethanat diktuan që ai të kthehet sërish në brigadat luftarake në Zonën e Llapit. Pas përfundimit luftës, për një vit, deri në qershor 2000 ishte oficer i sektorit operativ në kuadër të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Në maj 2002 u punësua në Zyrën Rregullative të Aviacionit Civil si zyrtar administrate, funksion që e ushtron deri në janar të vitit 2005, kohë kjo kur përzgjedhet menaxher për koordinimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, tani aeroporti “Adem Jashari”. Nga viti 2011 e deri tani përveç planifikimit të fluturimeve, është i angazhuar edhe në pjesën e marketingut të aviacionit civil. Në maj të vitit 2018 ka zyrtarizuar anëtarësimin në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Bazuar në përgatitjen dhe përvojen profesionale, synon të angazhohet në fushën e aviacionit civil, fushën e ekonomisë, gjithashtu edhe në fushën e telekomunikacionit.
