Nisin hetimet për super kuzhinierin! Nusret e pëson keq pas videos që bëri bujë të madhe…

Shefi i kuzhinës, i famshëm në të gjithë botën, Nusret Gokçe, është futur në telashe pas një video të publikuar në rrjetet sociale pak kohë më parë.

Sipas mediave në Turqi, prokuroria ka hapur një hetim ndaj tij pas një videoje të postuar në Instagram.
Hetimet kanë nisur pas një ankese të ardhur nga një prej miliona ndjekësve të Nusretit, ku sipas asaj që pretendon ankuesi, në këtë video Nusret i dukeshin pjesët intime.

Akuzuesi pretendon se videoja në fjalë e shpërndarë për mbi 33 milionë ndjekës të Nusretit është një “Shkelje e moralit njerëzor”.

