Reçica takon tre kandidatët e PDK-së për deputetë nga diaspora

Departamenti për diasporë në PDK, mbajti një takim me tre kandidatët për deputetë të PDK-së nga diaspora.
“Ftojmë të gjithë qytetarët tanë në diasporë, të cilët janë regjistruar për votim me postë, që nga 2 shkurti të votojnë në mënyrë masive për PDK-në, sepse vota juaj është votë për ruajten dhe rimëkëmbjen e shtetit”, ka thënë Reçica.

Ai në vazhdim u uroi suksese të tre kandidatëve nga diaspora për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Haki Morina falënderoi për punën e Departamentit për diasporën, e cila sipas tij ka rikthyer PDK-në fuqishëm pranë gjithë qytetarëve tanë atje.
“Me dëshirë kam ardhur nga New Yorku për t’i bërë shërbim PDK-së. Shteti ynë nuk e ka luksin të lëvizë majtas, pasi ai nuk mund të zhvillohet e rimëkëmbet me politika të tilla”, tha Arben Dautaj, kandidat i PDK-së nga New Yorku.


Ndërsa Ibrahim Ceka, në fjalën e tij tha se ne kandidatët do të jemi zë i fuqishëm dhe urë lidhëse mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe diasporës. Në fund të takimit, të tre kandidatët, bashkë me departamentin e PDK-së për diasporë, ju bën ftesë të gjithë qytetarëve tanë jashtë vendit të votojnë në mënyrë masive për PDK-në, sepse vota e tyre është votë për ruajtjen dhe rimëkëmbjen e shtetit.