Shtatë të vdekur dhe 876 raste të reja nga COVID 19 në Shqipëri

Vijon të jetë i lartë numri i infeksioneve nga koronavirusi në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 876 raste të reja. Vihet re se është rritur ndjeshëm numri i testimeve. Në 24 orët e fundit janë bërë 3512 testime, ndërsa një ditë më parë 1918.
Fatkeqësisht edhe shtatë qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me virusin. Viktimat janë: 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Që nga fillimi i pandemisë 1339 persona kanë humbur jetën nga virusi, ndërsa numri i infektimeve ka shkuar në 74,567.